COD DHE TË RINJTË
është një program që i angazhon të rinjtë në shoqëri, politikë dhe arte.
Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ofron hapësirat e saj, arkivin, bibliotekën dhe programe të ndryshme që përfshijnë institucionet arsimore në vend, për shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e njohurive përmes dialogut të drejtpërdrejtë me të rinjtë.

Duke ofruar program me shfaqje filmash, seminare me organizata kombëtare e ndërkombëtare si dhe workshop-e me artistë e kuratorë, COD & TË RINJTË fokusohet tek çështje të tilla, si gjinia, të drejtat e njeriut, dhuna në shoqëri e familje, apo trashëgimia, mjedisi dhe ekonomia sociale, me qëllim përfshirjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për dije dhe politikë.

Nëpërmjet rrjetit tonë të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, mundësohet përfshirja e një game të gjerë institucionesh – që nga shkollat e mesme, universitetet dhe organizatat e pavarura, – që ndërveprojnë me të rinjtë nga e gjithë Shqipëria.

Në bashkëpunim me të rinjtë, COD mund të planifikojë një aktivitet, dialog të zgjeruar në kohë apo një seri takimesh. Me COD mund të organizohet një program, aktivitet apo vizitë, duke u bazuar në kërkesat, objektivat apo nevojat tuaja.