Anisa Rustemi

Anisa Rustemi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në nivelin e parë Bachelor në korrik të 2014 dhe në nivelit e dytë Master Shkencor Civil të cilat i përfundoi me rezultate maksimale në korrik 2016. Gjatë viteve të fakultetit ka marrë pjesë në seminare, projekte e praktika të ndryshme që i kanë dhënë mundësinë të fitojë aftësi të mira organizative, të perfeksionojë aftësitë në gjuhë të huaja si dhe të krijojë eksperienca të reja. Në vitin 2015 ka qenë e angazhuar si aktiviste në “Youth for Human Rights Albania”, më pas ka dhënë kontributin e saj në COD si stazhiere e specialiste. Bashkëpunoi për 10 muaj me COD.

Bruno Çoku

Bruno Çoku ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Me punë vullnetare ka kontribuar në organizatën jofitimprurëse Q.I.S.SH. në Tiranë, duke dhënë asistencë si këshillues informative në gjuhën shqipe dhe angleze për studentët, brenda e jashtë vendit. Më pas, ka punuar fillimisht si arkëtar, magazinier dhe me shitblerje të produkteve të koduara në gjuhën angleze, në shoqërinë “Art Service” në Tiranë. Gjatë kësaj kohe është angazhuar në kurse financiare dhe kompjuterike. Pjesë e ekipit të COD që nga qershori i 2016.

Eda Lleshaj

Eda Lleshaj përfundoi studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës për Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Frëng. Ndoqi Master 1 në Universitetin e Craiov-ës në Rumani për Didaktikë, Gjuhë, Letërsi në Vendet Frankofone. Aktualisht, studente e Master 2 në Universitetin Paris Sorbonne Nouvelle 3 për Didaktikë. U vlerësua me ҫmime të para për “Poezinë Frankofone” 2015- Tiranë, “Krijimin e Haikunoi më të Bukura” 2016, Rumani. Gjatë 2015-2016 kreu funksionin e sekretares në lektoratin e Universitetit të Craiov-ës. Në maj të vitit 2016 u diplomua për mësimdhënie të përkohshme të gjuhës frënge nga (A.R.P.F Dolj, I.S.J. Dolj, U.C, L.F.R). Mori pjesë në seminarin ndërkombëtar “Formim dhe kërkim” (Qendra e Kërkimeve Filopedagogjike-Rumani); në interpretimin e rolit kryesor të veprës “Fragmente historish të harruara” (Fragments d’histoires oubliées) të autores Céline De Bo. Lleshaj u bë pjesë e stafit të COD në gusht të 2016.

Elmina Damarja

Elmina Damarja mbaroi studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin e Shkencave Sociale, për Punë Sociale. Profili që zotëron e ka ndihmuar në praktikën e zhvilluar në COD, ku komunikimi me publikun, pritja dhe zhvillimi i aktiviteteve të natyrave të ndryshme ka qenë fokusi kryesor. Bashkëpunoi për 6 muaj me COD.

Xhuljan Ferzaj

Aviola Gjata

Aviola Gjata ka kryer studimet Bachelor për Financë-Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Fan S. Noli”. Në 2011-2013 kreu studimet Master Profesional po në këtë Universitet për Financë-Kontabilitet. Pas përfundimit të studimeve filloi punë në qytetin e Korçës në fushën financiare, kryesisht në sektorin privat. I është bashkuar për pak muaj stafit të COD si asistente për koordinimin administrativ.

Elma Dhamo

Elma Dhamo i kreu studimet e larta në Universitetin e Shkencave të Natyrës, dega Informatikë. Pas përfundimit të Bachelorit ndoqi kurse intensive programimi në Database dhe Bazat e programimit në C++. Vazhdon Masterin Profesional në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Informatikë Biznesi. Pas përfundimit të stazhit në COD, në prill 2016 iu bashkua ekipit të Qendrës si specialiste.

Elena Sholla

Elena Sholla mbaroi studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Sociologji. Ka pasur eksperienca të ndryshme punësimi, nga të cilat ka fituar përvojë e ka njohur arritje. Zotëron gjuhët italiane dhe angleze. Bashkëpunoi për 6 muaj me COD.

Sidorela Xhahollari

Sidorela Xhahollari u diplomua pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në nivelin Bachelor në Sociologji, në korrik 2014. Më pas vazhdoi studimet e nivelit të dytë Master Shkencor Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore, të cilat i përfundoi me arritje të shkëlqyera. Në sajë të kurseve të shumta, seminareve, projekteve të ndryshme, etj., ka fituar aftësi të mira në gjuhët e huaja, fushën kërkimore, aftësi kompjuterike, etj. Gjatë vitit 2015 ka punuar si vullnetare në qendrën “Edukimi dhe Integrimi i Fëmijëve-EIF”. Për një periudhë 6-mujore ka dhënë kontributin e saj pranë COD. Bashkëpunoi për 6 muaj me COD.

Teneda Luli

Teneda Luli mbaroi studimet për Literaturë, Gjuhësi dhe Histori Hispanike në Universitetin e Tiranës, në vitin 2015. Aktualisht vazhdon studimet Master I, dega Arkivistikë pranë Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë, Tiranë. Falë eksperiencave në fusha të ndryshme, ka fituar aftësi dhe kualifikime të gjithanshme. Më herët ka punuar si asistent llogaritare, menaxhere shitjesh dhe gazetare krijuese. Ka kontribuar që në hapat e parë të krijimit të COD, në projektin e digjitalizimit të arkivave të Këshillit të Ministrave deri në prill 2016.

Nensi Koja

Monika Luarasi

Jona Hebaj

Jona Hebaj zotëron Bachelor Shkencor në Inxhinieri Kompjuterike. Studimet i kreu në Universitetin Epoka në vitin 2015. Aktualisht studente Masteri Shkencor në degën e Inxhinierisë së Sistemeve Softuerike në RWTH Aachen University. Praktikat gjatë viteve të universitetit lidhen me mirëmbajtje faqesh webi, programe mentorshipi, njohje me sisteme bankare. Ka punuar si zhvilluese softuerësh dhe ka qenë pjesë e ekipit COD, në projektin e digjitalizimit të arkivave të Këshillit të Ministrave. Bashkëpunoi për 6 muaj me COD.