Ekspozitë

Banner-03

“On reading” Steve McCurry

“On reading” sjell për herë të parë në Shqipëri, shkrepjet më shprehëse të fotografit me famë botërore Steve McCurry.

Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me muzeun Civita në Romë, Itali, në kuadër të Tirana European Youth Capital.

McCurry_gsbgit

“Për leximin”, një homazh për fotografin André Kertész, është një nga ekspozitat më gjithëpërfshirëse dhe më origjinale të Steve McCurry-t, me 70 fotografi të përzgjedhura personalisht nga unë, Biba Giacchetti, së bashku me Steve-n.

McCurry vëren: “Ngado që shkoj nëpër botë, shoh të rinj e të moshuar, të pasur e të varfër, që lexojnë libra. Si në qofshin të përfshirë në gjëra të shenjta, si në shekullare, ata, për njëfarë kohe, mbarten në një botë tjetër.”

Autori na fton të vëzhgojmë se çfarë ndodh në këtë univers të zhvendosur, në të cilin njerëzit braktisin realitetin e tyre për t’u zhytur plotësisht në diçka tjetër. McCurry i vështron ata si një shprehje e fuqisë së leximit për të na shkëputur nga e tashmja dhe për ta futur çdo individ në një botë më vete, personale dhe sekrete. Për të paktën pesë shekuj, artistët kanë paraqitur njerëz duke lexuar dhe ndërveprimin e imazheve dhe të fjalëve.

Puna e McCurry-t është një ndihmesë e fuqishme në këtë drejtim.

Pavarësisht se fuqia e leximit është universale, imazhet e McCurry-t e befasojnë vëzhguesin me sfondin e papritur në të cilin gjenden, si luftërat apo fatkeqësitë natyrore.

Nga Kuba në Turqi, nga Italia në Indi, nga SHBA-ja në Afganistan dhe Afrikë, mund të shohim skena nga më të ndryshmet, si: shkolla të hapura në vende të bombarduara dhe vende të tjera të pazakonta, ndonjëherë të heshtura, ndonjëherë të zhurmshme, ku njerëzit arrijnë të lexojnë, edhe nëse janë të rrethuar nga kafshë apo makina.

Ekspozita, e kuruar nga unë, prezanton edhe serinë e botimeve të këtij mjeshtri të madh të fotografisë, edhe të atyre që nuk gjenden më në shitje. E për t’u dhënë jetë ikonave të tij, përveç librave, ajo paraqet edhe fotografinë origjinale që duket në ballinën përkatëse.

Fryma e imazheve të McCurry-t dhe instalimi vizionar nga Peter Bottazzi, i cili po ashtu “lexon” dhe interpreton hapësirat, do të jetë një nxitje e fuqishme që vizitorët të zbulojnë dhe të gjejnë një mënyrë krejtësisht të re për ta parë komunikimin vetjak ndërmjet autorit dhe lexuesit.

Kurator: Biba Giacchetti

Foto

Video

FB