RUBIN KADIU
Përgjegjës Sektori / Sektori i Dialogut dhe Multimedias
Rubin Kadiu ka përfunduar studimet e larta si “Artist Pamor” në Universitetin e Arteve, dega “Pikturë Monumentale”, Master Shkencor.
Ka punuar prej shumë vitesh si Editues dhe Redaktor në televizionin “Top Channel”, si dhe trajnues në disa shtete të Evropës për programet e Erasmus-it, në fushën e artit, kulturës dhe sportit.
Pjesëmarrës i disa ekspozitave të artit bashkëkohor pamor, brenda dhe jashtë vendit, personale dhe kolektive, në rolin e artistit dhe kuratorit.
Prej vitit 2023, Rubini është pjesë e stafit të COD-it në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Dialogut dhe Multimedias.