"Storytelling" Trego historinë tënde në COD
Thirrje e hapur!
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), fton të gjithë të rinjtë nga shkollat e mesme të Shqipërisë, në konkursin e krijimtarisë letrare, “Storytelling”.
Një mundësi e mirë që ju jep të rinjve krijues hapësirën për të paraqitur idenë dhe projektin në prozë ose poezi, që do të finalizohet me një botim.
Autori i padukshëm kthehet në protagonist përpara lexuesve, botuesve dhe komisionit, për të rrëfyer historinë e krijuar në një mënyrë tërheqëse dhe bindëse,
duke përdorur aftësinë e rrëfimit në mënyrë kreative.
Konkursi “Storytelling” do të ndahet në katër faza.
-Faza e parë: 20 janar- 5 shkurt 2021
Paraqitja e dokumentacionit në adresën e-mail cod@kryeministria.al:
Shkrimi i 5-10 faqeve në prozë ose poezi.
Formulari i plotësuar me të dhënat e konkurentit.
-Faza e dytë: 10 shkurt-17 shkurt 2021
Përzgjedhja e autorëve që do të paraqesin krijimin e tyre përmes rrëfimit.
-Faza e tretë: 20 shkurt – 9 prill 2021
Prezantimi në 30 minuta përpara auditorit të lexuesve dhe komisionit.
-Faza e katërt: 2 maj 2021
Shpallja e autorit fitues
Autori që shpallet fitues do të përfitojë një kontratë për botimin e librit të tij të parë nga një Shtëpi Botuese,