AJLA MAKSUTI
Përgjegjës Sektori / Sektori për Hapje dhe Risi Rinore
Ajla Maksuti ka përfunduar studimet Master Shkencor në Qeverisje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vrije Universiteit Brussel, në Belgjikë, me Dallime, dhe Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka, me Nderime të Larta.
Gjatë vitit akademik 2018-2019, u zgjodh si zv/Presidente e Këshillit Studentor të Universitetit Epoka dhe si përfaqësuese e studentëve në Komisionin e Përhershëm të Sigurimit të Cilësisë (PCQA).
Pjesëmarrëse në vizita studimore në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së dhe në konkurse dhe konferenca të ndryshme si: maratona ndërkombëtare e ideve rinore “ZEROHackathon”, në Romë, Itali (2018), workshop-i “Peace in the Balkans, Peace in Europe: Lesson Learned”, Center for European Studies (2018); Turneu i Debatit në Universitetin Epoka (2017) etj.
Në vitin 2017 kreu praktikën në Bashkinë Durrës në Sektorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Politikave të Turizmit, pasuar nga një praktikë në Drejtorinë e Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës në vitin 2018. Për tetë vite është angazhuar si vullnetare në organizatën Save the Children Albania, ku dhe ka lobuar për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Pjesë e ekipit COD nga shkurti i vitit 2021, ku aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit për Hapje dhe Risi Rinore.