Ekspozitë

→ Ekspozita “Njëqindvjetori. Fellini në Botë”

foto

Pas Romës, Moskës, Sao Paolos, dhe Vilnius, Ekspozita “Njëqindvjetori. Fellini në Botë” mbërrin në COD, në Tiranë.

Një rrugëtim mbresëlënës i jetës dhe veprës së regjisorit të madh Italian, Federico Fellini treguar përmes fotografive, dokumenteve, kostumeve, posterave dhe objekteve, me mbi 120 punime.

Ekspozita hapet në datë 14 shtator deri më 11 tetor 2020.

Orari: Nga e hëna deri të premten në 09:30-14:00/ 17:30-20:30 dhe çdo të shtunë 17:30-20:30.

Kujtesë: Vizita në ekspozitë është falas por ju lutemi të vini re se do të jetë i detyrueshëm respektimi i rregullave për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19: vendosni maskë, dezinfektoni duart, ruani distancën dhe shmangni çdo kontakt fizik

Ju mirëpresim në COD!

.

Foto

Video

Capture