➜ Dejvid Ago
“Suita 2 Prelude”, pjesë për violë nga Johann Sebastian Bach

Dejvid-Ago

Dejvid Ago është instrumentisti i pestë që iu bashkua ambienteve të COD në kuadër të Ditës së Muzikës, duke na përshëndetur me pjesën për violë të Johann Sebastian Bach, “Suita 2 Prelude”.
Dejvid filloi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” që në klasën e gjashtë, duke mos u ndarë më nga instrumenti i violës.
Pjesëmarrës në disa koncerte me muzikë klasike, ai ruan vendin si spala e violës gjatë tre viteve të fundit në orkestrën e shkollës.