➜ Servi Çitozi
"La Noyee", pjesë për fizarmonikë nga Yann Tiersen.

Servi-çitozi-u

Servi Çitozi është instrumentisti i katërt që mirëpresim në ambientet e COD, me pjesën për fizarmonikë të Yann Tiersen, “La Noyee”.

Servi ka filluar mësimet e para që në moshë të vogël, duke vazhduar më pas studimet në Liceun Artistik të Tiranës, në instrumentin e fizarmonikës.

Ka marre pjesë në disa koncerte kombëtare, në spektaklin “Virtuozët” si edhe disa herë në konkursin “Tirana Talent”, ku është vlerësuar me çmime të para dhe Çmimin Special, në maj 2020.

#TingujteQershorit në COD – Center For Openness And Dialogue