➜ Ermatilda Sulejmani
Pjesë për violinë, “Didone Abbandonata” nga Giuseppe Tartini

Ermatilda-Sulejmani-ut

Ermatilda Sulejmani është instrumentistja e tretë që performon në ambientet e COD, me pjesën për violinë të Giuseppe Tartini, “Didone Abbandonata”.
Ermatilda filloi studimet në instrumentin e violinës që në moshën 7-vjeçare, nën drejtimin e mësuese Elisabeta Aliko në Vlorë, duke vazhduar më pas nën kujdesin e pedagoges Suzana Gruda, në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Pjesëmarrëse në disa aktivitete shkollore e jashtëshkollore në degën e muzikës. Ajo është fituese e disa çmimeve të para dhe të dyta, në konkurse si ArsKosova dhe Tirana Talent. Gjithashtu Ermatilda ka qenë pjesëmarrëse në workshope ndërkombëtare rinore si Young Concertgebouworchest dhe Pasch Camp 2019.