➜ Alisia Xhameta
Pjesë për flaut të Quantz, “Preludio in D major”

Alisia-Xhameta

Alisia Xhameta është instrumentistja e dytë që performon në ambientet e COD, me pjesën për flaut të Quantz, “Preludio in D major”.
Muzika u bë pjesë e saj që në moshën 7-vjeçare, me mësimet e para individuale, ndërsa studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” i filloi në moshën 12-vjeçare, nën drejtimin e Prof. Majlinda Pango, për flaut.
Alisia ka mbajtur recitalin e saj të parë në moshën 13-vjeçare, duke pasuar me recitale të tjerë solo dhe në bashkëpunim me instrumentistë të tjerë. Ka dhënë koncert në sallën e Akademisë së Arteve duke interpretuar vepra të vështira nga Bize, Bach, Moxart etj. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare si “Tirana Talent”, ku në vitin 2018 është vlerësuar me titullin “Gjovalin Shestani” dhe në 2020 me çmimin Virtuoz.

#TingujteQershorit në COD – Center For Openness And Dialogue
Liceu Artistik Jordan Misja