➜ Klaudio Zoto
J.S.Bach, “Courante” pjesë nga Suita 4.

Zoto-0-tube

Klaudio Zoto është muzikanti i parë që performon në ambjentet e COD, me pjesën e J.S.Bach, “Courante” nga Suita 4.

Mësimet e para të violonçellos Klaudio i mori në moshën 6 vjeçare, në klasën e Prof. Ridvana Selita. Në moshën 7-vjeçare mbajti recitalin e parë në TKOB, në Tiranë, si edhe fitoi çmimin absolut në garat “ARS KOSOVA”, në Prishtinë. Që nga ai moment ai ka fituar gara të ndryshme si: “Tirana Talent” (Çmimi i Parë, Çmimi i Virtuozit); “Agimus” gara në Padova të Italisë (Çmimi i Parë); Gara “Euritmia” në Udine të Italisë (Çmimi i Parë); Gara ndërkombëtare “Polyhimnia” në Shkup të Maqedonisë (Çmimi i Parë dhe Grand Prix Laureat); Gara “Pjetër Gaci” në Shkodër (Çmimi i Parë dhe Grand Prix Laureati).

Nga muaji shkurt dheri në muajin prill 2018, ka qenë finalist në konkursin televiziv “Virtuaozët”. Në qershor të vitit 2018 ai fitoi “Albanian Young Musicians”, përzgjedhja lokale për “Eurovision Young Musicians” ku përfaqësoi Shqipërinë për here të pare. Klaudio ka mbajtur 7 recitale në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në moshën 10-vjeçare ai mori pjesë në shumë koncerte në Itali dhe Gjermani me “Orkestrën rinore të Tiranës” ku luajti koncertin për violonçelo të Vivaldit RV 401 dhe për herë të parë Sontinën e Prof. Ymer Skënderi me Orkestër harqesh.
Në moshën 15-vjeçare Klaudio luajti koncertin për violonçelo të E. Elgar, me orkestrën e TKOB. Në gusht të vitit 2019 përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë si Spale e seksionit të çelove në Royal Concertgebouë Orchestra Young në Amsterdam me dirigjent Pablo Haras-Casado dhe me solist Julian Rachlin, me koncerte në Concertgebouw Amsterdam dhe në Flagey, Belgjikë.
Ai ka ndjekur masterklase të shumta me Antonio Menneses, David Geringas, Anssi Kttuten, Leonid Gorokhov, Yann Vaigot, Miltiades Cassaras.

Që nga shtatori i vitit 2018 është student në klasën e çellos të Prof. Antonio Menneses në Akademinë “Walter Stauffer” në Cremona të Italisë.