PËRTEJ KUJTIMEVE

→ Ekspozita | PËRTEJ KUJTIMEVE

PËRTEJ KUJTIMEVE
11-29/11/2019

@ COD – Center for Openness and Dialogue

“Përtej Kujtimeve, ekspozita që u hap në COD në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës organizohet nën shenjën e Kulturës, Miqësisë dhe Bashkëpunimit.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me Republikën Popullore të Kinës dhe miqësia tradicionale mes Kinës e Shqipërisë janë shndrruar në projekte konkrete bashkëpunimi, jo vetëm në kulturë, por edhe në fushën ekonomike, të turizmit, teknologjisë, etj, për të bërë të mundur tërheqjen e sa më shumë investimeve kineze në Shqipëri.
Kultura dhe arti, janë mënyra më efektive për të kuptuar dhe njohur dy popujt tanë, përmes shkëmbimit të kulturave dhe të prodhimeve të artit, në një botë që gjithmonë e më shumë ka nevojë për dialogun ndërkulturor si një instrument i fuqishëm identiteti dhe si një rrugë e sigurtë për zhvillim të qëndrueshë
“Përtej Kujtimeve” prezanton edhe një koleksion pullash përkujtimore me tematikë Kinën, të lëshuara nga Posta Shqiptare përgjatë viteve 1968-2009, gjithashtu dhe vepra tradicionale artistike nga qyteti Nanjing, Kinë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 nëntor 2019.