WESTERN PROMISES

→ Ekspozita | WESTERN PROMISES - PERINO & VELE

Harry, 2018PERINO & VELE

WESTERN PROMISES

19.09.2019 – 31.10.2019

@ COD – Center for Openness and Dialogue

Perino & Vele – Western Promises është ekspozita e parë personale e dyshes së famshme të skulptorëve italianë Emiliano Perino (lindur në New York, 1973) dhe Luca Vele (lindur në Rotondi, 1975), e cila hapet të enjten 19 shtator, në orën 19.00 në COD – Qendrën për Hapje dhe Dialog në Tiranë. Ekspozita, e cila përfshin një përzgjedhje të disa prej veprave më domethënëse të dyshes, kurohet nga Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola.
Si dy artistë origjinalë të interpretimit të bashkëkohores, Perino & Vele e kanë imponuar veten që nga fillimi i karrierës së tyre (nga fundi i viteve 1990-të), me stilin e tyre unik dhe të mirëpërcaktuar, si dhe me gjuhën shprehëse artistike që merr shumë si nga skena urbane e epokës sonë ashtu dhe nga tradita e madhe kulturore italiane dhe mesdhetare. Një nga tiparet më karateristike të punës së tyre buron nga një hetim intensiv i vetive individuale të materialeve të ‘rëndomta’, popullore, zakonisht artizanale – siç është në këtë rast papiermasheja – të cilat më pas dekontekstualizohen dhe ripropozohen si objekte arti që përshkruajnë jo vetëm forma dhe objekte të estetikës të zakonshme, por gjithashtu paraqiten edhe si relike të brishtësisë njerëzore dhe debulesave sociale.