Aleksandër Moisiu

→ Aleksandër Moisiu - Njeriu dhe Artisti

Hapëm dje në COD ekspozitën “Aleksandër Moisiu – Njeriu dhe Artisti” , me 44 fotot që bëhen publike për herë të parë, falë kërkimit të studiuesit Pjetër Logoreci. Falenderojmë Fondacionin “Moisiu” për bashkëpunimin. Ju ftojmë ta vizitoni, ndërsa keni mundësinë të dëgjoni dhe zërin magjepsës të aktorit në Baladën e Gëtes ‘Erlkönig’ incizim i vitit 1920 dhe monologun e Hamletit nga Shekspiri, incizimi vitit 1912.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 25 Prill deri më 8 Maj 2019