Balkan Girl Power

→ Ekspozita fotografike “Balkan Girl Power”

BGP_poster_17-21_January_Version_11Në Sallonin e Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e çeljes së ekspozitës fotografike “Balkan Girl Power”.

Ceremoninë e hapi Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, znj. Eridana Çano, e cila shprehu kënaqësinë e veçantë që ekspozita e parë në COD për vitin 2019 kishte në qendër femrën ballkanase me aspiratat për të qenë pjesë e integrimit në familjen evropiane.

Artistja Lala Meredith Vula, e cila kuroi këtë ekspozitë shprehu mirënjohjen për të gjithë njerëzit që u bënë bashkë në këtë nismë dhe COD që mirëpriti këto vepra të mrekullueshme.

Znj. Olda Çeta, në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit për Kontratën Shoqërore në Shqipëri, që udhëhoqi këtë projekt, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, vajzat pjesëmarrëse dhe vlerësoi besimin dhe mbështetjen e Western Balkans Fund.

Balkan Girl Power Exhibition do të jetë e hapur për publikun deri në datën 28 shkurt.

 

 

 

.