Takim pune në COD - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH)

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në bashkëpunim me Intesa Sanpaolo Bank Albania

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në bashkëpunim me Intesa Sanpaolo Bank Albania zhvilluan në COD edicionin e dytë të projektit “Programi i Grave në Biznes për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë ceremoni u nënshkrua marrëveshja e huas nga Drejtoresha Rajonale e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, znj. Zsuzsanna Hargitai dhe Drejtori Ekzekutiv i ISBA, z. Silvio Pedrazzi.

Ky projekt do vijojë të mbështesë gratë sipërmarrëse në Shqipëri, si një potencial i rëndësishëm në fuqizimin e aktivitetit të biznesit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend.