Vizitë në COD - Ministri Italian i Punëve të Jashtme Enzo Moavero Milanesi vizitoi Qendrën COD

Ministri Italian i Punëve të Jashtme Enzo Moavero Milanesi vizitoi Qendrën COD

🇮🇹🇦🇱 Ministri Italian i Punëve të Jashtme Enzo Moavero Milanesi vizitoi Qendrën COD në Tiranë, ku me rastin e festimeve kombëtare të Shqipërisë dhe mbylljes së Vitit Kombëtar të Skënderbeut është ekspozuar Harta Detare e 1455 nga Bartolomeo Pareto, në sajë të bashkëpunimit me Bibliotekën Qendrore Kombëtare të Romës.

Ministri Moavero Milanesi i dorëzoi personalisht qendrës COD një kopje të Hartës Detare.