Aktivitet Social në COD - Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve

Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve

Në kuadër të muajit Nëntor të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, organizuan një tryezë të rrumbullakët me punonjësit e strukturave të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve për Bashkinë e Tiranës dhe organizata partnere që punojnë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Fokusi i kësaj tryeze ishte mbi diskutimin e ligjit të ri për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe VKM-të plotësuese të këtij ligji.
Gjithashtu në këtë tryezë u prezantua raporti vjetor i organizatës për Mbrojtje dhe Këshillim të Fëmijëve ALO (116).