Bisedë në COD - The European trust crisis and the rise of populism

The European trust crisis and the rise of populism

Në COD u zhvillua të mërkurën, bashkëbisedimi me Dr.Sc. Sergei Guriev, Drejtori Ekonomik i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, bazuar tek studimi i Brookings Institute “The European trust crisis and the rise of populism”. Raporti mes populizmit dhe politikave sociale e ekonomike në BE, përbën një çështje me shumë interes për Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave.
Në moderimin e Maklen Misha, Drejtor Ekzekutiv i Empro Foundation, në panel së bashku me Dr.Sc. Guriev ishte dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ndau me të pranishmit pikëpamjet dhe qëndrimin mbi këtë fenomen europian.​