Konferencë në COD - Sekretarët e përgjithshëm të qeverive të Republikës së Shqipërisë e Kosovës

Konferenca e Nivelit të Lartë Administrativ

U çel zyrtarisht në COD – Center For Openness And Dialogue, Konferenca e Nivelit të Lartë Administrativ ndërmjet sekretarëve të përgjithshëm të qeverive të Republikës së Shqipërisë e të Kosovës, e cila do të mbahet në Tiranë në datat 8-10 nëntor 2018. Konferenca ofron mundësi të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, unifikimit të praktikave të punës, si dhe të përmirësimit të cilësisë së hartimit të politikave dhe të legjislacionit. Nëpërmjet fjalës së tyre i uruan mirëseardhjen delegacionit nga Kosova:
Znj. Elira Kokona, Drejtoreshë e Departamentit Rregullator dhe të Përputhshmërisë në Kryeministri;
Z. Sylë Ukshini, Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë;
Znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë.
Të ftuarit shijuan ekspozitën e artistit “Marc Chagall: Graviteti Magjik”, në ambientet e “Qendrës për Hapje e Dialog”.