Mbrëmje speciale - Pianistja e mirënjohur Gile Bae

Gile Bae, pianistja e jashtëzakonshme luajti në pianoforte për miqtë e COD.

Pianistja e talentuar me famë ndërkombëtare, Gile Bae, dhuroi emocione të veçanta mbrëmjen e 3 nëntorit në COD. E njohur si fëmija i mrekullueshëm i muzikës pianistike, Bae është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare ndër to;  The Steinway & Sons International Piano Competition në Amsterdam, EPTA International Piano Competition në Belgjikë, dhe Maria Campina International Piano Competition në Portugali.
Gile Bae, prezantimin për herë të parë në Shqipëri e pati në COD, në hollin protokollar të Kryeministrisë, ku luajti nëntë pjesë të përzgjedhura për miq e të ftuar.  Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama së bashku me kritikun e artit e politikanin e mirënjohur italian me Vittorio Sgarbi-n, , vlerësuan virtuozitetin e pianistes së re hollandeze, si dhe pasionin për muzikën që ajo përcjell me talentin e saj.​