Aktivitet Social në COD - Shëndeti Mendor

Shëndeti Mendor | Fushatë sensibilizuese

COD në vijim të fushatës sensibilizuese të ndërmarrë në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor organizoi sot një tryezë të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Autoriteti Rajonal Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik dhe shumë organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë.
Kjo tryezë u zhvillua me qëllim rritjen e bashkëpunimit të institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile si dhe përfshirjen e tyre në hartimin dhe implementimin e planeve e politikave mbi shëndetin mendor.