Podium në COD - Çmimet: “Mësuesi i Vitit në Shqipëri"

"Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një penë, mund të ndryshojnë botën" ~Malala Yousafzai

One child, one teacher, one book, one pen can change the world! ~Malala Yousafzai

” Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një penë, mund të ndryshojnë botën”

Koalicioni për Arsimin, CRCA Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në COD ceremoninë e ndarjes së çmimeve të nismës “Mësuesi i Vitit në Shqipëri”. Kjo nismë e përbashkët, e organizuar për të dytin vit rradhazi, evidentoi dhe vlerësoi në rang kombëtar mësuesit, që janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar për kontributin e tyre në mësimdhënie dhe mirëarsimimin e fëmijëve në mbarë vendin.