Aktivitet Social në COD - Maratona e Tiranës 2018

Maratona e Tiranës 2018

Në COD u organizua konferenca për shtyp “Tirana Marathon 2018”, në panel Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj , Ambasadorja e Greqisë, znj Eleni Sourani dhe Organizatori i Maratonës së Athinës z. Spyros Zagaris. Kryebashkiaku u shpreh së është shumë i lumtur që kjo traditë me pikënisjen nga Greqia e lashtë vazhdon në Tiranë për të tretin vit rradhazi. Në fund të takimit z. Spyros Zagaris dhuroi për fituesit, kurorat me degë ulliri, simbol i Maratonës së Athinës.