Hapësira rinore në COD - YOUROPA IV

YOUROPA | Cikli i katërt i trajnimit

COD zhvilloi takimin e IV përmbyllës të Ciklit të trajnimit YOUROPA, me temë “Politikat e BE-së për të rinjtë – Erasmus+”, me lektore znj. Ira Topalli dhe znj. Ana Dervishi, nga oraganizata “Beyond Barriers”.

Në këtë seancë të rinjtë u informuan për politikat që ndjek BE, për grup-moshën që ata i përkasin, si dhe mundësitë që këto politika ofrojnë për ta në arsim, punësim, aktivizëm social dhe kulturë.

Në fund të takimit të rinjtë pjesëmarrës u pajisën me një certifikatë mbi njohuritë që fituan gjatë këtij trajnimi.

Falënderojmë të gjithë partnerët që na mbështetën European Movement Albania, Beyond Barriers – Pertej Barrierave dhe të rinjtë që u bënë pjesë.