Podium në COD - Rruga që na ndriçon | në kujtim të jetës dhe veprës së Alessandro Leograndes.

Rruga që na ndriçon | në kujtim të jetës dhe veprës së Alessandro Leograndes.

Alessandro-Leogrande

Rruga që na ndriçon | në kujtim të jetës dhe veprës së Alessandro Leograndes.

Lidhja e veçantë e Alessando Leogrande me Shqipërinë, vepra dhe risitë që solli pena e tij në gazetarinë dhe letërsinë italiane por jo vetëm, ishin në qendër të bisedës së sotme të mbajtur në Bibliotekën e Kryeministrisë.

Të pranishmit lexuan pjesë të përzgjedhura nga vepra e autorit; “Kufiri” e “Mbytja e Anijes”, të cilat përcollën shumë emocion te paneli dhe publiku.

Falenderojmë Arlinda Dudaj dhe Botimet Dudaj, Ambasciata d’Italia a Tirana e veçanërisht ambasadorin Alberto Cutillo, themeluesin e revistës “Lo Straniero”, Goffredo Fofi, shkrimtarin italian, Nicola Lagioia, z. Luigi De Luca, shkrimtarin Ylljet Aliçka e të gjithë të pranishmit të këtij takimi kaq të veçantë.