MICHEL SETBOUN

→ MICHEL SETBOUN- FUNDI. FILLIMI.

Shqipëria 1981 – 1991

Tiranë, 6 korrik 2018 – COD në Kryeministri, hapi ekspozitën “Fundi. Fillimi. Shqipëria 1981 – 1991”, të fotografit të njohur francez Michel Setboun. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të kulturës, artit, medias, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, përfaqësues të lartë të institucioneve publike dhe bashkësive fetare në vend.

Ceremonia u hap me fjalën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, znj. Eridana Çano, e cila u shpreh se është kënaqësi e veçantë që në hapësirat e COD prezantohet ekspozita e një artisti të jashtëzakonshëm siç është Setboun, “i cili na nderon edhe më tepër me praninë e tij”. Ajo cilësoi se “Kjo ekspozitë është domethënëse për të gjithë shqiptarët që e jetuan atë kohë, sepse ishte e paimagjinueshme që dikush në Shqipëri të merrte guximin të dokumentonte kaq vërtetësisht realitetin shqiptar të asaj periudhe dhe akoma më mbresëlënëse, për brezat që nuk e kanë jetuar dhe tanimë e treguar me fjalë, mund të duket e largët apo më keq akoma absurde dhe e paqenë”. Në mbyllje të fjalës, falënderoi ekipin COD dhe të gjithë bashkëpunëtorët për punën profesionale në realizimin e kësaj ekspozite.

Michel Setboun, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan realizimin e kësaj ekspozite. “Për mua gjëja më e rëndësishme është që kjo ekspozitë ndodh këtu, pikërisht në vendin ku këto foto janë shkrepur. Është si një album familjeje ku secili gjen dikë a diçka familjare”. Më tej, kujtoi kohën kur për herë të parë kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1981, dhe vështirësitë dhe këmbënguljen për t’u rikthyer. “Njerëzit harrojnë shumë shpejt – tha artisti – e shpresoj që kjo ekspozitë t’i shërbejë më së shumti të rinjve, si një dëshmi e historisë, si një ekspozitë e shpresës dhe e jetës që brezat e rinj të kuptojnë nga vijnë.

Kjo ekspozitë dhe rikthimi në Shqipëri i Michel Setboun, ka nxitur idenë e një projekti të ri mbi gjurmimin dhe pasqyrimin e transformimit të personazheve në fotot e kësaj ekspozite.

Ekspozita u kurua nga Genti Gjikola në bashkëpunim me Eleana Zhako.

Ajo qëndroi e hapur për publikun, deri më 2 shtator 2018.

→ Michel Setboun

Michel-Setboun-Artist-portrait-Image-via-YouTube-555x312Michel Setboun,

lindi në Algjeri më 27 gusht 1952. E filloi karrierën si arkitekt e më pas vazhdoi si fotograf. Në vitin 1978 mbuloi konflikte ndërkombëtare për agjencinë SIPA, siç ishte revolucioni në Iran, lufta për pavarësi në Angola, Afganistan, Iran-Irak dhe më vonë luftën civile në Liban. Nga viti 1983-1985 punoi për agjencinë e Black Star në Indi, Afganistan dhe Suedi. Për agjencinë RAPHO, në periudhën kohore 1985-1991, mbuloi reportazhet për Korenë e Jugut, Shqipërinë, Mongolinë dhe Rio de Zhaneiron. Nga 1991 punon si fotograf i pavarur. Ka bashkëpunuar me revista të njohura ndërkombëtare, si: Geo, Figaro Magazine, Neë York Times, Life, Paris Match, Stern. Në 1984 fitoi çmimin e parë Ëorld Press Photo për reportazhin në lidhje me dy milionë refugjatët e dëbuar në Nigeri. Gjithashtu, ai është autor i shumë librave me fotografi. Setboun ka qenë i vetmi fotograf francez që ka fotografuar Revolucionin Iranian (1978 – 1979) dhe rënien e regjimit. Arkivi i tij fotografik përmban mijëra galeri fotografike në vende të ndryshme të Evropës, Amerikës, Afrikës e Azisë.