Edukim Arti në COD

tostarrytoNë katër të mërkurat e muajit Korrik, fëmijët dhe të rinjtë e shkollave verore në kryeqytet do të mund të marrin pjesë në një cikël aktivitetesh krijuese të organizuara nga COD. Veprat e artistëve e mëdhenj të që kanë shenjuar epokën ku kanë jetuar dhe historinë botërore të artit, do t’ju prezantohen në një mënyrë krejt të re dhe dinamike.

Çdo të mërkurë të korrikut, një folës i veçantë, për një artist të veçantë; pse ai është pëlqyer, cilat janë veprat e tij më të famshme, gjithçka interesante rreth jetës e veprës së tij.

Pjesa e fundit e çdo aktiviteti do të jetë vizatimi nga ana e fëmijve, duke u frymëzuar nga veprat dhe historia e artistit në fjalë, ata do të mund të vizatojnë një pikturë të artistit, mund të provojnë të imitojnë teknikat e pikturës që përdorte ai artist, si edhe gjithçka tjetër e cila për ta ka qënë interesante gjatë aktivitetit.

Aktivitetet do të zhvillohen në datat;

4 korrik 2018, ora 10:00 – 12:00; Michelangelo

11 korrik 2018, ora 10:00 – 12:00; Van Gogh

18 korrik 2018, ora 10:00 – 12:00; Picasso

25 korrik 2018, ora 10:00 – 12:00; Andy Warhol

 

 

Edukim Arti në COD - Michelangelo

MICHELANGELO

Edukim Arti në COD – Michelangelo
“Edukim Arti në COD” nisi me Michelangelon, ku fëmijët në formën e një “përrallëze” mësuan më tepër rreth jetës dhe veprave të tij. Në fund të aktivitetit fëmijët punuan së bashku “veprat” e tyre të vogla.
Falenderojmë nxënësit e Shkollës “Ernest Koliqi” në Tiranë, të shkollës jopublike “Faik Konica”, dhe fëmijët e Kopshtit “Bletëzat” që morën pjesë në këtë aktiviteti.

 

 

 

 

Edukim Arti në COD - Vincent van Gogh

Vincent van Gogh

Edukim Arti në COD – Vincent van Gogh

Cikli “Edukim Arti në COD” vazhdoi me Vincent van Gogh, ku fëmijët mësuan më tepër rreth jetës dhe veprave të tij. Në fund, nëpërmjet punime të vogla, fëmijët sollën artin e Van Gogh sipas perceptimit të tyre.

Falënderojmë nxënësit e Time Center dhe Shkolla Jopublike “Faik Konica”që u bënë pjesë e aktivitetit.

 

 

 

 

Edukim Arti në COD - Pablo Picasso

Pablo Picasso

Edukim Arti në COD – Pablo Picasso

Cikli “Edukim Arti në COD” vazhdoi me Pablo Picasso , ku fëmijët mësuan më tepër rreth jetës dhe veprave të tij. Në fund, nëpërmjet punime të vogla, fëmijët sollën artin e Picasso sipas perceptimit të tyre.

Falënderojmë nxënësit e Shkolla Jopublike “Faik Konica” që u bënë pjesë e aktivitetit.

 

 

 

 

Edukim Arti në COD - Andy Warhol

Andy Warhol

Edukim Arti në COD – Andy Warhol

Cikli “Edukim Arti në COD” u mbyll me pop-artin ku fëmijët mësuan më tepër rreth tij dhe artistit që e solli atë për herë të parë, Andy Warhol. Punimet e tyre pop-art mbushën sot tryezat në COD.