AFRIM ETHEMI

Hartografia Europiane dhe Territoret Shqipfolëse

➜ Koleksion nga Afrim Ethemi

COD hapi për publikun, më 13 korrik 2018, ora 19:00, në sallën “Tako Artistin”, ekspozitën “HARTOGRAFIA EUROPIANE DHE TERRITORET SHQIPFOLËSE.” Ekspozita përmban një numër të përzgjedhur hartash dhe atlasesh nga koleksioni personal i Afrim Ethemit.

Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas, dhe paraqesin kryesisht harta të Evropës, Evropës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të posaçëm.

Hartat, si një formë e komunikimit vizual, janë sa një disiplinë akademike aq edhe art.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptimet nga këndvështrime të ndryshme historike dhe detajet gjeografike e topografike të pasqyruara në to.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 Shtator 2018.