Linja “Krijimtaria e bashkëpunëtorëve të COD”

Më 2 qershor 2017, në forumin e COD u zhvillua prezantimi i librit “Aventurat e Piterit” i autorit Xhuljan Ferzaj. Ferzaj ka qenë bashkëpunëtor i COD dhe ka ndihmuar në hapjen e tij me punën në bibliotekë e komunikimin me vizitorët.

Autori i ri për fëmijë bashkëbisedoi për librin me të ftuarit dhe nxënës të shkollës “Dora D’Istria”, Tiranë. Takimi u moderua nga Xhensila Luka. Edhe miq e të njohur të shkrimtarit diskutuan për krijimtarinë për fëmijë e projektet e tij të ardhme.

Në mbyllje të takimit, autori shpërndau libra për të pranishmit.