BORALDA MINAJ
Specialiste komunikimi


Boralda Minaj mbaroi studimet Bachelor për Marrëdhënie Publike dhe Komunikim (PR) në Universitetin Europian të Tiranës në vitin 2015. Zotëron Master në Marketing, përfunduar në vitin 2016 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Minaj është aktiviste pranë Qendrës Rinore Tiranë; ka asistuar zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Këshillit të Qarkut Korçë, është trajnuar nga Forumi i Liderëve të Rinj, Shkolla Verore për Administratorët e Rinj Publikë, mbi Pronësinë Intelektuale dhe Mbrojtjen e Markave. Ka ndjekur stazhin në COD që në prill të 2016 dhe vijon bashkëpunimin me institucionin.