{"id":3594,"date":"2018-02-13T13:11:57","date_gmt":"2018-02-13T12:11:57","guid":{"rendered":"http:\/\/cod.al\/?page_id=3594"},"modified":"2018-02-13T13:11:57","modified_gmt":"2018-02-13T12:11:57","slug":"sezoni-2017","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/cod.al\/?page_id=3594","title":{"rendered":"Sezoni 2017"},"content":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/2&#8243;][vc_column_text]<\/p>\n<p class=\"m_2851800886590318972gmail-m_8162234274171217088gmail-MsoNoSpacing\"><strong><span lang=\"SQ\">COD hap sezonin 2017-1<br \/>\n<\/span><span lang=\"SQ\">Proceset dhe rezultatet<\/span><\/strong><\/p>\n<p class=\"m_2851800886590318972gmail-m_8162234274171217088gmail-MsoNoSpacing\"><em><strong><span lang=\"SQ\">Falma Fshazi<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p class=\"m_2851800886590318972gmail-m_8162234274171217088gmail-MsoNoSpacing\"><b><span lang=\"SQ\">\u00a0<\/span><\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Diku n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 Shqip\u00ebria hyri, pak nga dinamikat e brendshme e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontekstit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb proces pluralizmi, demokratizimi dhe nd\u00ebrtimi t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb proces q\u00eb vazhdon akoma i zhytur n\u00eb tensione politike dhe n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike t\u00eb dominuar nga radikalizmi i akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella, q\u00eb pengon zhvillimin e nj\u00eb debati t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm e trajtimin me profesionalizmin dhe qet\u00ebsin\u00eb e duhur t\u00eb shum\u00eb tematikave t\u00eb tjera. Nuk mund t\u00eb thuhet prer\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mungesa e kultur\u00ebs s\u00eb dialogut q\u00eb sjell k\u00ebt\u00eb lloj debati, apo \u00ebsht\u00eb ky debat q\u00eb nuk l\u00eb t\u00eb zhvillohet dhe margjinalizon dialogun\u2026 Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, sot pasi Shqip\u00ebria num\u00ebron disa breza t\u00eb rritur n\u00eb postkomuniz\u00ebm, mund t\u00eb pyesim veten p\u00ebr procesin e liris\u00eb e demokratizimit dhe rezultatet e tij. Ku e filluam dhe ku jemi; ishte m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm procesi apo rezultati; n\u00eb rendjen drejt rezultateve, \u00e7far\u00eb solli mosdh\u00ebnia e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb duhur procesit; institucionet demokratike jan\u00eb proces apo rezultat; n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ajo me \u00e7far\u00eb p\u00ebrballemi sot, si institucione, politik\u00eb, hap\u00ebsir\u00eb publike, jet\u00eb komunitare, cil\u00ebsi jetese e cil\u00ebsi demokracie, n\u00eb \u00e7`raport \u00ebsht\u00eb me \u00e7far\u00eb k\u00ebrkuam n\u00eb fillimet e \u201990-s?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk kemi pretendimin se k\u00ebto jan\u00eb pyetje t\u00eb cilave, vet\u00ebm COD apo ve\u00e7 me aktivitetet q\u00eb sjell ky sezon i COD mund t\u2019u kthejm\u00eb p\u00ebrgjigje. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen e secilit k\u00ebto pik\u00ebpyetje q\u00eb i flasin, sa memories dhe nd\u00ebrgjegjes son\u00eb kolektive, sa asaj individuale. N\u00eb fund t\u00eb fundit, brenda ose jasht\u00eb vendit, n\u00eb pozicion vendimmarr\u00ebs, apo n\u00eb nj\u00eb funksion modest, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike apo n\u00eb kushte t\u00eb ndryshme t\u00eb aktivitetit privat, secili ka nj\u00eb kontribut n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme te proceset dhe te rezultatet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Pa dyshim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore bie mbi t\u00eb gjith\u00eb vendimmarr\u00ebsit n\u00eb vite, por edhe te m\u00ebnyra se si ato trajtohen e pik\u00ebpyeten nga vet\u00eb qytetar\u00ebt, p\u00ebr aq sa qytetari i thjesht\u00eb shqiptar ka pasur mund\u00ebsin\u00eb ta ngrej\u00eb e t\u2019i d\u00ebgjohet realisht z\u00ebri n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb gjata andrallash me liri, demokraci, reforma, institucione e transformim hap\u00ebsirash publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto pik\u00ebpyetje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb ardhmen, m\u00eb shum\u00eb se me t\u00eb shkuar\u00ebn, kemi vendosur t\u2019i trajtojm\u00eb n\u00eb kat\u00ebr linja krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por t\u00eb nd\u00ebrlidhura nga i nj\u00ebjti fill mendimi, marr\u00ebdh\u00ebnia mes procesit dhe rezultatit. P\u00ebrkthimin artistik t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje e pam\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht grish\u00ebs te t\u00eb tre format, n\u00eb dru, mermer e metal, t\u00eb Pjerin Kolnikajt, n\u00eb ekspozit\u00ebn e titulluar \u201cSkulptura si fjal\u00eb dhe fjala si skulptur\u00eb\u201d. Menduam se duke par\u00eb 3 vepra q\u00eb n\u00eb thelb kan\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb dhe komunikimin e unit me natyr\u00ebn, mund t\u00eb provokonim nj\u00eb refleksion mbi ato \u00e7far\u00eb vendi yn\u00eb, Shqip\u00ebria, ka m\u00eb natyrale, m\u00eb thelb\u00ebsore dhe si i kemi trajtuar ato deri tani. E kam fjal\u00ebn ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr natyr\u00ebn dhe pasurit\u00eb kulturore, at\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej me ta, \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb me ta e \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb tani. Fjala si skulptur\u00eb dhe skulptura si fjal\u00eb na kujton dhe at\u00eb q\u00eb ne pretendojm\u00eb ta kemi shum\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, bes\u00ebn, e na b\u00ebn t\u00eb pyesim, cil\u00ebn bes\u00eb mbajt\u00ebm e cil\u00ebn dhunuam, e \u00e7far\u00eb u mbetet fjal\u00ebve tona, atyre t\u00eb intelektual\u00ebve, politikan\u00ebve, njer\u00ebzve t\u00eb angazhuar, t\u00eb th\u00ebna qysh n\u00eb fillim t\u00eb pluralizmit\u2026 \u00c7far\u00eb tham\u00eb e \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb, \u00e7far\u00eb themi e \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Proceset dhe rezultatet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri; p\u00ebrkujdesjes, nd\u00ebrgjegjes dhe qasjes sociale. Ndaj e menduam ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pune, ku arti dhe qeverisja dialogojn\u00eb apo dhe p\u00ebrballen me sip\u00ebrmarrjet sociale. E kuruar nga artistja e asociuar n\u00eb COD, Valentina Bonizzi, kjo hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i shpalos\u00eb \u00e7do vizitori, sapo hyn, situat\u00ebn ligjore n\u00eb lidhje me sip\u00ebrmarrjen sociale e n\u00eb vijim ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb pune ku fokusi \u00ebsht\u00eb te procesi, si garancia e rezultateve konkrete, ndaj dhe quhet <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Arti i Procesit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. I punuar n\u00eb detaje dhe si nj\u00eb seri takimesh pune e prezantimesh nga personalitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fush\u00ebs, kjo seri diskutimesh sociale n\u00eb sfond institucional e artistik form\u00ebson linj\u00ebn e dyt\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebtij sezoni t\u00eb par\u00eb p\u00ebr 2017-n dhe t\u00eb pestin q\u00eb organizon Qendra p\u00ebr Hapje dhe Dialog.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb kuptuar ku jemi me rezultatet, menduam se nj\u00eb perspektiv\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb syri i t\u00eb rinjve, gjimnazist\u00ebve q\u00eb, me shum\u00eb \u00ebndrra, shpresa e pasion t\u00eb sinqert\u00eb, presin t\u2019u vij\u00eb radha t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr vendin, ashtu si\u00e7 presin nj\u00eb vend ku ato mund t\u00eb kontribuojn\u00eb, pa dallim statusi social, lidhjesh partiake t\u00eb familjes, biznesi q\u00eb menaxhon familja, etj. Jan\u00eb 3 gjimnaze t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me artisten Yllka Gjollesha, do t\u00eb ekspozojn\u00eb art bashk\u00ebkohor n\u00eb tematikat \u201cShmangia e rutin\u00ebs\u201d, \u201cJeta me syt\u00eb e nj\u00eb adoleshenti\u201d dhe \u201cShoq\u00ebria shqiptare n\u00eb fokus\u201d. Si i thon\u00eb, zemra donte q\u00eb t\u00eb sillnim dhe perspektiv\u00ebn e student\u00ebve nga qytetet e tjera dhe shkollave m\u00eb periferike. Por COD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb punon me mjete shum\u00eb t\u00eb kufizuara. Ashtu si\u00e7 COD nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb asnj\u00eb lloj marr\u00ebveshje sponsorizimi q\u00eb shkon p\u00ebrtej nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mb\u00ebshtetjeje q\u00ebllimesh kulturore e sociale t\u00eb nd\u00ebrsjella. Rrjedhimisht, nuk pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sjellim p\u00ebr t\u00eb punuar me ne disa dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb shkollat nga qytetet e fshatrat e vendit. Mbetet ky nj\u00eb synim p\u00ebr muajt e ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrsa besojm\u00eb se nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk do t\u00eb na zhg\u00ebnjejn\u00eb n\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb kritike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb gjimnazist\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Linja e kat\u00ebrt dhe e fundit q\u00eb ne propozojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seri prezantimesh t\u00eb librit dhe ekspozitash fotografike. E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kujtimet e ish-t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt besojm\u00eb jan\u00eb kryesor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb na tregojn\u00eb ku ishim, \u00e7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrronim e ku jemi, n\u00eb raport me \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb brishta, ato p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb. Seria titullohet \u201cNuk ma vrisni dot fjal\u00ebn!\u201d dhe vjen si rrjedhoj\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ekipit t\u00eb COD me gazetar\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ish-t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb e familjar\u00ebt e tyre. Kjo linj\u00eb reflektimi p\u00ebrballet me nj\u00eb analiz\u00eb vizuale t\u00eb realitetit, at\u00eb t\u00eb ekspozitave nga fotograf\u00eb shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, t\u00eb titulluar \u201cShqip\u00ebria nga brenda dhe jasht\u00eb\u201d. Besojm\u00eb se me k\u00ebto dy linja sjellim reflektime shum\u00eb personale, t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri perspektivash dhe g\u00ebrshetimin e personales me kolektiven, e privates me publiken n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pluraliste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebn ombrell\u00ebn e nj\u00eb institucioni, hija e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb cilit, p\u00ebr shkak t\u00eb historikut t\u00eb tij shkon p\u00ebrtej r\u00ebndes\u00ebs s\u00eb natyrshme q\u00eb ka Kryeministria, Qendra p\u00ebr Hapje dhe Dialog, ndryshe COD, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dialogu e mir\u00ebkuptimi q\u00eb tejkalon \u00e7do tension, kontradikt\u00eb apo mos\/marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur historikisht e tradicionalisht n\u00eb bulevardin kryesor shqiptar. Sa \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb q\u00ebllim i mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard, n\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb apo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb kontekste t\u00eb ngjashme, k\u00ebt\u00eb do ta tregoj\u00eb vet\u00ebm koha. Gjithsesi, ne do t\u00eb vijojm\u00eb pun\u00ebn me p\u00ebrkushtim e me mir\u00ebnjohje ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre emrave t\u00eb njohur, qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, djemve e vajzave, student\u00eb, artist\u00eb, shoq\u00ebri civile, aktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me ne, na kan\u00eb vler\u00ebsuar apo na kan\u00eb kritikuar, pa komplekse e pa paragjykime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb fundmi, duhet t\u00eb theksojm\u00eb se n\u00eb p\u00ebrballjen e rezultatit me procesin, ne jemi me procesin dhe besojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb justifikon mjetet, por mjetet q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb q\u00ebllimin.<\/span>[\/vc_column_text][\/vc_column][vc_column width=&#8221;1\/2&#8243;][vc_single_image image=&#8221;3180&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;http:\/\/cod.al\/?page_id=3186&#8243;][vc_single_image image=&#8221;3181&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;https:\/\/artiiprocesit.wordpress.com&#8221;][vc_single_image image=&#8221;3182&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;http:\/\/cod.al\/?page_id=3193&#8243;][vc_single_image image=&#8221;3250&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;http:\/\/cod.al\/?page_id=3252&#8243;][vc_single_image image=&#8221;3296&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;http:\/\/cod.al\/?page_id=3304&#8243;][vc_single_image image=&#8221;3183&#8243; img_size=&#8221;full&#8221; alignment=&#8221;center&#8221; onclick=&#8221;custom_link&#8221; link=&#8221;http:\/\/cod.al\/?page_id=3198&#8243;][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/2&#8243;][vc_column_text] COD hap sezonin 2017-1 Proceset dhe rezultatet Falma Fshazi \u00a0 Diku n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 Shqip\u00ebria hyri, pak nga dinamikat e brendshme e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontekstit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb proces pluralizmi, demokratizimi dhe nd\u00ebrtimi<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-3594","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3594"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3594\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3596,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3594\/revisions\/3596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}