{"id":3469,"date":"2018-01-08T15:00:52","date_gmt":"2018-01-08T14:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/cod.al\/?page_id=3469"},"modified":"2018-01-08T16:25:50","modified_gmt":"2018-01-08T15:25:50","slug":"mia-enell-salla-tako-artistin","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/cod.al\/?page_id=3469","title":{"rendered":"Mia Enell &#8211; Salla Tako Artistin"},"content":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column][vc_single_image image=&#8221;3481&#8243; img_size=&#8221;full&#8221;][vc_column_text]<\/p>\n<h3><strong>M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e bashk\u00ebbisedimit mes Mia Enell dhe William Stover n\u00eb studion e artistes, n\u00eb dhjetor 2017.<\/strong><\/h3>\n<p><strong>William Stover<\/strong>\u00a0 Ka shum\u00eb m\u00ebnyra se si t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr pun\u00ebt e tua: ta b\u00ebjm\u00eb duke ndjekur linj\u00ebn historike t\u00eb artit apo t\u00eb flasim p\u00ebr shkrimtar\u00ebt e ndrysh\u00ebm dhe tekstet q\u00eb ke lexuar; por jam ve\u00e7an\u00ebrisht i interesuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si punon. Se si vijn\u00eb n\u00eb jet\u00eb vizatimet dhe pikturat e tua. Kam nd\u00ebr mend shprehjen t\u00ebnde artistike \u201ce ndiej mendimin t\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkoj\u00eb krahun, t\u00eb shkoj\u00eb nga dora te lapsi dhe t\u00eb shfaqet mbi let\u00ebr&#8230;\u201d. Edhe pse i referohesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike vizatimit, sipas meje, kjo p\u00ebrmbledh at\u00eb q\u00eb un\u00eb mendoj se, jo vet\u00ebm p\u00ebrshkruan procesin t\u00ebnd t\u00eb pun\u00ebs, por edhe filozofin\u00eb se pse duhet t\u00eb krijosh.<\/p>\n<p><strong>Mia Enell\u00a0 <\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet me fjal\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vizion shum\u00eb i qart\u00eb, i cili m\u00eb shfaqet. Vizioni i di\u00e7kaje q\u00eb do t\u00eb pikturohet ose vizatohet. Shkak mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ose edhe nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb kam d\u00ebgjuar. Fjala m\u00eb rri gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb mendje, merr form\u00eb dhe shoh se di\u00e7ka ndodh me t\u00eb; kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e quaj vizion.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pasja e nj\u00eb ideje t\u00eb pjesshme, jo krejt\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb. Ka raste q\u00eb ulem, pik\u00ebrisht aty ku je ti, dhe ia ngul syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb telajos e shoh nj\u00eb form\u00eb apo ngjyr\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb atje; ndaj ngrihem dhe e b\u00ebj t\u00eb dukshme n\u00eb kanavac\u00eb. Ka raste q\u00eb m\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. Un\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb m\u00eb thot\u00eb telajoja. \u00cbsht\u00eb dialog. Te <em>Walking Clouds<\/em>, (<em>Re q\u00eb ecin)<\/em> thuajse e kisha mbaruar piktur\u00ebn \u2013 k\u00ebmb\u00ebt ishin aty, ret\u00eb ishin aty, por nuk e ndieja t\u00eb p\u00ebrfunduar. Ndaj u ula, e v\u00ebshtrova gjat\u00eb dhe befas e kuptova. Pash\u00eb dy pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse q\u00eb p\u00ebrshtateshin fizikisht me k\u00ebmb\u00ebn dhe pikat e t\u00eb dyjave viheshin te ky\u00e7et.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>William Stover<\/strong>\u00a0 M\u00eb t\u00ebrheq marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb ke me telajon dhe shfaqja e \u201casaj q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pikturohet\u201d. A ndodh kjo me nj\u00eb proces gati meditativ t\u00eb \u00e7astit, apo e paramendon at\u00eb?<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mia Enell <\/strong>Po, imazhet dhe idet\u00eb m\u00eb vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi gati meditativ, por nga ana tjet\u00ebr b\u00ebj edhe piktura q\u00eb nisen nga vizatime t\u00eb m\u00ebparshme. Un\u00eb nuk e kopjoj vizatimin n\u00eb telajo, por e p\u00ebrshtas dhe gjej m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb kuptim, n\u00eb p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00ebse shoh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditshme, vij n\u00eb studio dhe e vizatoj. Ka raste q\u00eb ulem me flet\u00ebn para dhe filloj t\u00eb vizatoj. Vizatimet mund t\u00eb jen\u00eb automatike, t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb \u00e7astit.<\/p>\n<p>Ky vizatim <em>Fly Past Past (Fluturo p\u00ebrtej p\u00ebrtej) <\/em>\u00ebsht\u00eb shembull se si un\u00eb ndjek at\u00eb q\u00eb shoh. Di\u00e7ka fillon t\u00eb shfaqet n\u00eb let\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme, mbase \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa vet\u00ebdije, por v\u00ebrtet nuk e di sa nga del ajo vij\u00eb q\u00eb hedh n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Kam studiuar vizatim dhe piktur\u00eb n\u00eb Suedi dhe n\u00eb Artet e Bukura n\u00eb Paris. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb realizoj natyrat e qeta klasike apo figura, tani vizatoj ato gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb brenda meje. Me raste, vizatoj di\u00e7ka q\u00eb e kam par\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo m\u00ebnyra konvencionale e t\u00eb vizatuarit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra q\u00eb parap\u00eblqej \u00ebsht\u00eb kur kam nj\u00eb vizion shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe sapo vij n\u00eb studio, ai shfaqet. Imazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, ngjyrat jan\u00eb t\u00eb qarta, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme.<\/p>\n<p><strong>William Stover<\/strong>\u00a0 Sa shpesh ndodh kjo?<\/p>\n<p><strong>Mia Enell<\/strong>\u00a0 Jo shum\u00eb shpesh! M\u00eb shpesh, sidomos kur vizatoj, pjes\u00eb specifike t\u00eb nj\u00eb imazhi apo t\u00eb nj\u00eb ideje m\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend. Vizatimi <em>Shedding Skin<\/em> <em>(Nd\u00ebrrim l\u00ebkure)<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb. Pash\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e nj\u00eb gjarpri p\u00ebrtok\u00eb dhe mendova p\u00ebr iden\u00eb e l\u00ebnies pas t\u00eb di\u00e7kaje. Ky vizatim erdhi pas nj\u00eb gjendjeje meditative. Erdhi pas di\u00e7kaje fizike q\u00eb pash\u00eb dhe lidhjes q\u00eb i b\u00ebra m\u00eb pas me p\u00ebrvoj\u00ebn dhe ndjesit\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Kur s\u2019m\u00eb intereson bota p\u00ebrreth, t\u00eb gjitha ndjesit\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn time m\u00eb rrjedhin natyrsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje mes t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb kontroll dhe t\u00eb qen\u00ebt jasht\u00eb kontrollit. Te vizatimi <em>Now <\/em>(<em>Tani<\/em>) jam un\u00eb q\u00eb mendoj p\u00ebr jet\u00ebn dhe vdekjen. Si kalon koha dhe sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb caktuar. Ky mendim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua. Ka njer\u00ebz q\u00eb e kuptojn\u00eb se nuk do t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb dhe m\u00ebrziten e trishtohen nga kjo. Un\u00eb e konsideroj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm faktin q\u00eb jam ende gjall\u00eb. S\u2019mund ta marrim jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb jemi tek e tashmja, po aq sa t\u00eb shohim p\u00ebrpara dhe ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn t\u00eb jet\u00eb e shkuar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndihem edhe kur pikturoj e vizatoj. Kam punuar n\u00eb zhanre t\u00eb ndryshme dhe me materiale t\u00eb ndryshme \u2013 fotografi, video, skulptur\u00eb \u2013 tani, kjo seri pun\u00ebsh ka nevoj\u00eb t\u00eb krijohet n\u00eb piktur\u00eb dhe vizatim.<\/p>\n<p><strong>William Stover<\/strong>\u00a0 Sipas mendimit tim, m\u00ebnyra jote e t\u00eb punuarit i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek aktualja, por edhe tek e shkuara dhe e ardhmja. Veprat e tua jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p><strong>Mia Enell<\/strong> \u00a0Po. N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta? Si suedeze, un\u00eb mendoj shpesh p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. K\u00ebto pyetje madhore m\u00eb rrin\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb mendje. Sensi i humorit ndihmon kur gj\u00ebrat b\u00ebhen t\u00eb v\u00ebshtira. Mund t\u00eb jem shum\u00eb serioze, dhe e njoh shum\u00eb mir\u00eb err\u00ebsir\u00ebn dhe trishtimin. Ndaj kam nevoj\u00eb p\u00ebr drit\u00ebn. P\u00ebr mua, humori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vektor. Vizatimi <em>Life Has Not Been Easy (Jeta nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb) <\/em>e reflekton k\u00ebt\u00eb. Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrmes gj\u00ebrash t\u00eb v\u00ebshtira, prap\u00eb kemi nevoj\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshim.<\/p>\n<p><em>Flame in Hand (Flak\u00eb n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs)<\/em> u realizua pasi kalova mbr\u00ebmjen me dik\u00eb dhe biseduam p\u00ebr gj\u00ebra serioze. Vizatimi p\u00ebr\u00e7on energjin\u00eb e asaj bisede. Te <em>Good Ideas (Ide t\u00eb mira)<\/em> reflektoj p\u00ebr p\u00ebrmbytjen e shkaktuar nga Uragani Sendi. Mendova p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb mban nj\u00eb kuti me gj\u00ebrat q\u00eb zot\u00ebron. Nuk shkat\u00ebrrohen vet\u00ebm sendet tona, por edhe pozitiviteti dhe energjia jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendosh p\u00ebr t\u00eb ardhmen, kur e tashmja po shkat\u00ebrrohet nga uji. <em>Bird at 3,000m (Zog n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb 3,000 metra) <\/em>jam un\u00eb q\u00eb po v\u00ebzhgoj nj\u00eb zog lart, mbi nj\u00eb mal, q\u00eb po sillet \u00e7uditsh\u00ebm. A paraqet ky vizatim thjesht nj\u00eb zog t\u00eb \u00e7mendur q\u00eb e pash\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast? Nuk e besoj.<\/p>\n<p><strong>William Stover\u00a0 <\/strong>Thua gjithnj\u00eb se puna jote \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb e madhe se ti\u201d. Me kuptimin q\u00eb edhe pse pun\u00ebt e tua jan\u00eb shum\u00eb personale dhe burojn\u00eb nga thell\u00ebsia jote, prap\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapura dhe u japin shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Ti prezanton emocione dhe ndjenja q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i provojm\u00eb, por shum\u00eb shpesh kemi frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me to. Si e konsideron shprehjen \u201cajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb personale, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb universale\u201d?<\/p>\n<p><strong>Mia Enell <\/strong>Besoj se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb e prezantoj vepr\u00ebn time pa e rrethuar me mure, t\u00eb pambrojtur. Mendoj se duhet ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb artiste. M\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shoh se si njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me pun\u00ebt e mia. Ata m\u00eb thon\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr vepr\u00ebn time q\u00eb as un\u00eb nuk i kam par\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh thuhet se arti duhet t\u00eb trajtoj\u00eb ngjarjet e bot\u00ebs dhe po, ai duhet ta b\u00ebj\u00eb, por mua m\u00eb intereson m\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra se si ndihen njer\u00ebzit kur i provojn\u00eb gj\u00ebrat. Pastaj dua t\u2019i kushtoj v\u00ebmendje asaj q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrbrenda. Ato q\u00eb duken si gj\u00ebra t\u00eb pakapshme jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u pikturuar sa nj\u00eb pjatanc\u00eb me fruta apo di\u00e7ka e till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>William Stover <\/strong>T\u2019i kthehemi prap\u00eb ides\u00eb s\u00eb universales, ose n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, personales q\u00eb \u00ebsht\u00eb politike. Flasim p\u00ebr <em>Burrows (Strofullat).<\/em> Sipas teje, ky punim lidhet me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Mia Enell\u00a0 <\/strong>Ka mund\u00ebsi. T\u00eb gjitha figurat duket sikur jan\u00eb gra. Ndodh kjo sepse un\u00eb jam grua, apo sepse grat\u00eb po dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe, pasi di\u00e7ka i ka mbajtur t\u00eb shtypura p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb? Nuk e di. Po nuk dua q\u00eb puna ime t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb gj\u00eb. N\u00ebse vepra k\u00ebrkon q\u00ebllimisht t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb sy dhe ka nj\u00eb fill humori, mundet q\u00eb ajo t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje madhore dhe jo thjesht nj\u00eb ide. Gjithnj\u00eb jam munduar ta mbaj vepr\u00ebn time t\u00eb hapur. Ke mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb zgjedhje, t\u00eb p\u00ebrqendrohesh dhe ta mbyll\u00ebsh pun\u00ebn, ose ta mbash t\u00eb hapur at\u00eb. Un\u00eb zgjedh ta mbaj t\u00eb hapur.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column][vc_single_image image=&#8221;3481&#8243; img_size=&#8221;full&#8221;][vc_column_text] M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e bashk\u00ebbisedimit mes Mia Enell dhe William Stover n\u00eb studion e artistes, n\u00eb dhjetor 2017. William Stover\u00a0 Ka shum\u00eb m\u00ebnyra se si t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr pun\u00ebt e tua: ta b\u00ebjm\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-3469","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3469"}],"version-history":[{"count":9,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3492,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/3469\/revisions\/3492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}