{"id":1768,"date":"2016-05-20T15:44:04","date_gmt":"2016-05-20T14:44:04","guid":{"rendered":"http:\/\/cod.al\/?page_id=1768"},"modified":"2016-05-20T16:27:30","modified_gmt":"2016-05-20T15:27:30","slug":"artifact","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/cod.al\/?page_id=1768","title":{"rendered":"ARTifact"},"content":{"rendered":"<h3><a href=\"http:\/\/cod.al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/artifact1.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-1769\" src=\"http:\/\/cod.al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/artifact1.jpg\" alt=\"artifact\" width=\"957\" height=\"340\" srcset=\"https:\/\/cod.al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/artifact1.jpg 957w, https:\/\/cod.al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/artifact1-300x107.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 957px) 100vw, 957px\" \/><\/a>ARTifact<\/h3>\n<h3><strong><span lang=\"EN-US\">(ose nje arkeologji e braktisjes)<\/span><\/strong><\/h3>\n<p>Ndoshta asnj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdor imazhin nuk mund t\u00eb jet\u00eb aq bind\u00ebse dhe e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb sa fotografia, kur merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb tregoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mbetet pas nga nj\u00eb kohe e shkuar. Me cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb d\u00ebshmitari okular ose m\u00eb mir\u00eb te themi optic, gjith\u00e7ka ruhet dhe tregohet e t\u00ebra me t\u00eb gjitha detajet gati-gati si nj\u00eblloj ngrirje e p\u00ebrjetshme\u00a0 p\u00ebr arsye konservimi.<\/p>\n<p>N\u00eb ciklin ARTifact (Volumi i Par\u00eb), Dhurata Thanasi dhe Alketa Misja b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kombinatin e Autraktoreve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar me fotografit\u00eb e tyre at\u00eb q\u00eb ka mbetur. Ky udhetim i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb procesi arkeologjik ku gjerat q\u00eb zbulohen, mblidhen e ruhen me kujdes, tregohen n\u00eb pamjen e tyre m\u00eb p\u00ebrfaqesusese me nj\u00eb qasje korrekte kompozimi si\u00e7 normalisht do ti shkonte p\u00ebrshtat nj\u00eb arkitekteje dhe inxheniereje.<\/p>\n<p>Ato perdorin nj\u00eb tenknike rigoroze fotografimi p\u00ebr ti shtuar sa m\u00eb shum\u00eb doz\u00ebn e objektivitetit dhe pasnj\u00eban\u00ebsis\u00eb t\u00eb interperetimit mbi at\u00eb q\u00eb kemi para syve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu edhe titujt e fotove u rreferohen objekteve q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve jan\u00eb makineri t\u00eb mbetura q\u00eb nuk funksionojn\u00eb m\u00eb. Drita q\u00eb i p\u00ebrfshin \u00ebshte vet\u00eb drita e vendit ku ndodhen dhe fokusi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb <em>all in focus<\/em> p\u00ebr t\u00eb pasur gjithcka sa m\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>E gjitha na ndihmon t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb vendin dhe shquajm\u00eb objektet ashtu si\u00e7 jan\u00eb e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim Thanasi dhe Misja zgjedhin nj\u00eb pozicion neutral dhe t\u00eb vertet\u00eb, pozicionin e atij qe ruan dhe arkivon.<\/p>\n<p>Gjithcka e \u201czbuluar\u201d; makineri t\u00eb r\u00ebnda, infrastruktura mekanike ose detaje objektesh flasin p\u00ebr nj\u00eb ndodhi t\u00eb kaluar. Nga dinamika e gjall\u00ebria e pun\u00ebs, zhurmat e makinerive dhe njer\u00ebzve ka mbetur heshtja dhe statizmi. Nj\u00eb pezull i mbyllur brenda nj\u00eb hap\u00ebsire, ku tregimin e ri do ta tregojn\u00eb vet\u00eb objektet me form\u00ebn dhe estetik\u00ebn e tyre mekanike, me gjurm\u00ebt e p\u00ebrdorimit, shkat\u00ebrrimit, koh\u00ebs dhe braktisjes.<\/p>\n<p>T\u00eb l\u00ebna aty, ato sigurisht e marrin statusin e artifaktit, d\u00ebshmi objektive e nj\u00eb sistemi politik-ekonomik t\u00eb falimentuar si ai q\u00eb lam\u00eb pas, ku trauma e falimentit q\u00eb p\u00ebrfshiu gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ishte aq e fort\u00eb dhe shokuese sa nuk na la koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar se \u00e7\u2019far\u00eb mund t\u00eb ruanim ose p\u00ebrmir\u00ebsonim nga ajo industri e trash\u00ebguar.<\/p>\n<p>Fabrika q\u00eb na tregojn\u00eb Misja \u00a0dhe Thanasi ka fatin e gjithe zonave industriale n\u00eb Shqiperi t\u00eb cilat u degraduan dhe shkat\u00ebrruan me nj\u00eb zell t\u00eb rr\u00ebmbyer a thua sa m\u00eb shpejt t\u00eb zhdukeshin aq m\u00eb i shpejte do t\u00eb ishte sh\u00ebrimi yn\u00eb nga izolimi dhe varf\u00ebria, gj\u00eb q\u00eb sigurisht nuk ndodhi.<\/p>\n<p>T\u00eb para nga nj\u00eb distanc\u00eb kohore k\u00ebto imazhe fotografike krijojn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb reflektimi mbi at\u00eb q\u00eb mbetet pas. Ato na flasin p\u00ebr veten e tyre n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb heshtur duke na u drejtuar me nj\u00eb ton diskret dhe k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e kemi trajtuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb ato ambjente mund t\u00eb nxisin kujtime dhe ndodhi nga jeta e tyre, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb kane lindur pas viteve 90\u2019t\u00eb mund t\u00eb nxisin kurreshtje, \u00e7far\u00ebrdo qoft\u00eb ato na flasin mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr braktisjen, kthimin e faqes, kap\u00ebrcimin, ku ajo q\u00eb mbetet tregon p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte dhe t\u00eb ruajtura n\u00eb fotografi ato mund ta tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. I vetmi ndryshim do t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra se si ne do ta d\u00ebgjojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim.<\/p>\n<p><strong>Leonard Qylafi<\/strong><\/p>\n<p>Tiran\u00eb,maj 2016<\/p>\n<p><strong>Alketa Misja\u00a0<\/strong>ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb 1971. Ajo \u00ebsht\u00eb diplomuar si arkitekte urbaniste n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, Fakulteti Inxhinieris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 1995. \u00a0Nga viti 1995 deri 2007 ka punuar si petagoge e brend\u00ebshme pran\u00eb Departamentit t\u00eb Arkitektur\u00ebs dhe Urbanistik\u00ebs n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e Planifikimit Urban, si dhe petagoge e jashtme n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e Organizimit Territorial n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb dhe t\u00eb Gjeografis\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs.\u00a0 Ka kryer studime pasuniversitare n\u00eb Roterdam, Oxford, n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit dhe menaxhimit urban dhe Master Menaxhim Biznesi (MBA) pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Tiran\u00eb. \u00a0Alketa filloi t\u00eb interesohej p\u00ebr fotografin\u00eb n\u00eb vitin 2008, me fotografin\u00eb e arkitektur\u00ebs dhe fotografin\u00eb urbane. Ka kryer studime mbi fotografin\u00eb profesionale dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me cmime fotografike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dhurata Thanasi\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs , si dhe n\u00eb deg\u00ebn e\u00a0 Inxhinieris\u00eb Agro-Mjedisore pran\u00eb Universitetit Bujq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo zot\u00ebron\u00a0 nj\u00eb Master n\u00eb Politikat Publike dhe Administrimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore n\u00eb Budapest (CEU) , si dhe ka marr\u00eb kryer studime pas universitare n\u00eb Universitetin e Harvardit, &#8220;Kennedy School of Government &#8221; .\u00a0Ajo aktualisht punon si eksperte n\u00eb zhvillimin e qeverisjes lokale n\u00eb zonat rurale dhe ka p\u00ebrvoj\u00eb pune \u00a0gati 15 vje\u00e7are me Agjensit\u00eb e OKB-s\u00eb si UNDP , UNOPS-it , WHO d, si dheFondacionin SOROS, Maqedoni, Shqip\u00ebri, Serbi , Kosov\u00eb , Itali , Azi dhe Afrik\u00ebn e Veriut .Zonja Thanasi \u00ebsht\u00eb i apasionuar pas fotografis\u00eb , nj\u00eb pasion i lindur gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj me misione humanitare n\u00eb zonat e konflikteve etnike dhe varf\u00ebri t\u00eb skajshme .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ARTifact (ose nje arkeologji e braktisjes) Ndoshta asnj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdor imazhin nuk mund t\u00eb jet\u00eb aq bind\u00ebse dhe e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb sa fotografia, kur merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb tregoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mbetet pas nga nj\u00eb kohe e shkuar. Me cil\u00ebsin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-1768","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1768"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1768\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1797,"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1768\/revisions\/1797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/cod.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}