FORMULAR APLIKIMI PER PJESEMARRJE NE AKTIVITET

COD nis Programin e trajnimit dhe informimit “YOUROPA”. Nëse je një i ri i grupmoshës 15-29 vjeç dhe ke dëshirë të mësosh më shumë rreth Bashkimit Europian, Institucioneve të BE, Procesit të Integrimit, komuniteteve dhe kulturave të Bashkimit Europian si dhe politikat e mundësitë që BE ofron për të rinjtë, bëhu pjesë tani. COD me lektorët më të mirë rreth çështjeve të BE, do të zhvilloj katër seanca trajnim-informimi që do t’ju shërbejnë për të ardhmen tuaj në Europë.

Temat e trajnimeve do të jenë:

“Bashkimi europian dhe Institucionet e BE” – 17 shtator 2018, ora: 12:00-14:00
“Procesi i Integrimit në BE, hapat dhe sfidat” – 21 shtator 2018, ora: 12:00-14:00
“Qytetaria Aktive dhe Dialogu Ndër-Kulturor brenda BE” – 24 shtator 2018, ora: 12:00-14:00
“Politikat e BE për të rinjtë – Erasmus+” – 28 shtator 2018, ora: 12:00-14:00

Apliko tani, numri i pjesmarrësve është i limituar.

YOUROPA
Sending