Valbona Emini_specialiste

VALBONA EMINI
specialiste biblioteke


Valbona Emini mbaroi studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Korçës, në vitin 2009. Zotëron Master I në Edukim, Master Shkencor në Gjuhësi dhe është kandidate për gradën Doktor i Shkencave në Gjuhësi Terminologjike pranë Universitetit të Tiranës. Është licencuar për përdorimin e sistemit online bibliotekar COBISS. Ka kualifikime në fushën e arsimit dhe komunikimit. Përvojat e punës lidhen me mësuesinë, kërkimin shkencor dhe redaktimin. Më herët ka punuar mësuese letërsie në gjimnazin “Turgut Ozal” të Tiranës, pedagoge e gjuhës shqipe, kursit të gjuhësisë, komunikimit dhe retorikës, redaktore e buletinëve shkencorë, specialiste kërkimi e komunikimi dhe është angazhuar me projektin e  digjitalizimit të arkivave të Këshillit të Ministrave. Anëtare e Këshillit Ndërakademik Gjuhësor prej vitit 2014. Pjesë e ekipit të COD që në janar të 2016.