migena

MIGENA RIZA
Koordinatore për programin


Migena Riza përfundoi studimet Bachelor në degën Gjuhë-Letërsi dhe Master Profesional, në Universitetin “Fan S. Noli”. Studimet Master i Shkencave i kreu në Universitetin e Tiranës, në drejtimin Gjuhësi Historike. Është kandidate për gradën shkencore Doktor pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin i Tiranës. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Riza ka punuar si redaktore letrare dhe lektore e gjuhës shqipe në Universitetin e Korçës; tutore në programin “Roma Versitas Albania”; e angazhuar në projektin e digjitalizimit të arkivave të Këshillit të Ministrave, në qershor 2015-maj 2016; në hartimin e katalogut “‪Albanian Books”, të përgatitur nga Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit, Ministria e Kulturës; mësuese në gjimnazin “Turgut Ozal”. Pjesë e  ekipit COD nga maji i 2016.