Megi Mazreku_specialiste

MEGI MAZREKU
Koordinatore për studentët


Megi Mazreku përfundoi studimet në degën Studime Amerikane dhe Britanike në gjuhën angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në vitin 2009. Ka kryer studimet në Master Shkencor për Komunikim Ndërkulturor në gjuhën angleze dhe italiane dhe ka kualifikime në koordinim dhe menaxhim projektesh, marrëdhënie me publikun dhe median, zhvillim biznesi, arsim, media sociale dhe web. Përvojat e punës lidhen me asistim, koordinim dhe menaxhim projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në fushën e arsimit, artit e kulturës, asistente administrative në institucione ndërkombëtare, asistim në provime ndërkombëtare të gjuhës angleze, menaxhere e zhvillimit të biznesit për kolegje prestigjioze jashtë vendit dhe përkthime, kryesisht me tematikë për të drejtat e njeriut. Pjesë e ekipit të COD që në dhjetor 2015.