Juliana Riska

JULIANA RISKA
Grafiker


Juliana Riska, pas studimeve për Dizajn në Universitetin Paris 1 Pantheon-Sorbonne e më pas për Menaxhim Projektesh Kulturore në IESA Art&Culture Paris, pati mundësinë të bënte praktikën e fundit të studimeve në COD. Misioni kryesor gjatë kësaj praktike 6-mujore ishte dizenjimi i mjeteve të komunikimit, si afishë, katalog, etj., animimi i rrjeteve sociale si dhe përditësimi i faqes së internetit. Pjesë të punës së përditshme ishin edhe pritja e publikut e koordinimi. Eksperiencat e mëparshme në organizimin e panairit të artit PAD – Pavillon des Arts et du Design në Londër dhe menaxhimi i komunikimit të Galerisë Kreo në Paris, kanë qenë ndihmesë në menaxhimin e komunikimit në një institucion si COD.