Indrit Xhafaj2

INDRIT XHAFAJ
Grafiker


Indrit Xhafaj studioi Pikturë në Liceun Artistik dhe Skenografi në Fakultetin e Artit Skenik në Akademinë e Arteve. Pas përfundimit të studimeve filloi punë si dizenjues në studio grafike, duke bashkëpunuar me kompani e biznese të ndryshme në realizimin e identitetit vizual, makrës dhe fushatave të tyre reklamuese. Përvojat në punë me shtypshkronja, shtëpi botuese, agjenci publicitare dhe studio produksioni kanë bërë të mundur që të  njohë shumë mirë dizenjimin grafik (vektorial, imazh, web dhe tredimensional), shtypshkrimet (offset, digjital) dhe produksionet audio-video. Indrit Xhafaj iu bashkua ekipit COD në janar 2016.