Elvir Zissi

ELVIR ZISSI
Financier


Elvir Zissi mbaroi Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dega Ekonomiks. Në prill 2016 u bë pjesë e stafit të COD, ku mbulon sektorin financiar. Eksperiencat e punës janë të lidhura me fushën financiare në sektorin publik dhe mbi 10 vjet në atë privat. Nga viti 2014 deri në 2016 ka qenë nëpunës në shoqërinë OSHEE. Në sektorin privat ka qenë pjesë e departamentit të financës në vitet 2000-2004 për ADA Group. Nga 2004-2009 në kompaninë e transportit LAMITRANS. Ka njohuri në legjislacionin tatimor dhe bankar.