Ardita Repishti

ARDITA REPISHTI
Përgjegjës Sektori


Ardita Repishti mbaroi studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000. Zotëron Master të Nivelit të Dytë në Gjuhësi dhe ka kualifikime në fushën e arsimit, kulturës, të drejtave të njeriut dhe komunikimit. Përvojat e punës lidhen me mësuesinë, gazetarinë, përkthimet, botimet, komunikimin, shkrimin e menaxhimin e projekteve dhe kërkimin shkencor. Më herët ka punuar mësuese letërsie në disa gjimnaze të Tiranës, pedagoge e letërsisë për fëmijë dhe shkrimit akademik, redaktore në gazetë, shtëpi botuese dhe televizion, drejtuese projektesh që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të rinjtë e fëmijët për shkëmbime ndërkulturore e të edukimit, në nivel lokal, kombëtar, rajonal e ndërkombëtar; specialiste kërkimi e komunikimi dhe koordinatore në digjitalizimin e arkivave të Këshillit të Ministrave. Pjesë e ekipit të COD që në janar të 2016.