Falma Fshazi

FALMA FSHAZI
Drejtor i përgjithshëm


Ka drejtuar projektin e krijimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog, që në mars 2014. Prej krijimit të COD në tetor 2015 është drejtor i përgjithshëm dhe pjesë e stafit të Kryeministrisë, që në shtator të vitit 2013, ku drejtonte Njësinë e Hulumtimit dhe të Komunikimit. Në këtë detyrë, Fshazi ka ardhur nga Franca, ku ishte kërkuese e asociuar në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales dhe mban gradën Doktor, të fituar në shtator 2012 në Paris me disertacionin “Moral, besnikëri dhe nënshtetësi: organizatat rinore në Shqipëri në periudhën midis dy Luftërave”. Përpara se të fillonte doktoratën dhe punën në Paris, Fshazi ka jetuar në Stamboll për disa vjet, ku në Universitetin Bogazici (e Bosforit), ka mbrojtur temën e masterit “Nacionalizmi dhe globalizimi: dilema shqiptare në Ballkan”. Me eksperiencë në menaxhimin e projekteve shkencore dhe kulturore e administrim, autore e një serie artikujsh kombëtarë e ndërkombëtarë, publicistikë e shkencorë dhe përkthyese, Fshazi ka botuar së fundmi dhe njëfotoroman “Eja” (How things meet), të prezantuar në Bienalen e Venecias 2016.