Endrit Molla

ENDRIT MOLLA
Jurist


Endrit Molla ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2012. Më pas ka studiuar në Paris për të Drejtat e Teknologjisë Digjitale dhe Shoqërisë së Informacionit,  duke u specializuar në Master II, si dhe ka përfunduar specializime të ndryshme kompjuterike e gjuhësore, duke u bërë njohës i mirë i gjuhës frënge, angleze dhe asaj italiane. Eksperiencat profesionale i ka zhvilluar si jurist pranë shoqërisë Kurum International sh.a, L.N.K sh.p.k dhe Power Elektrik Slabinje sh.p.k. Puna në COD mbulon pjesën juridike, si përgjegjës i vetëm i kësaj fushe.